Presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambaïev shkarkoi sot nga funksioni ministrin e Brendshëm, në sfondin e arrestimeve të disa politikanëve të dyshuar për përgatitjen e një grushti shteti në këtë vend të Azisë Qendrore.
“Presidenti pranoi kërkesën për dorëheqje të ministrit të Brendshëm, Melis Tourgounbaïev, me zëvendësimin e tij nga një polic në karrierë, Kachkar Djounouchaliyev”, njoftoi zyra për shtyp e presidencës pa dhënë detaje për arsyen e riorganizimit të kabinetit qeveritar.
Parlamenti i kësaj ish-republike sovjetike, i tronditur nga dy revolucione në vitin 2005 dhe 2010, duhet tashmë të konfirmojë emërimin e Djounouchaliyev.
Ky riorganizim vjen në një situatë politike të tensionuar ndërsa gjashtë politikanë janë arrestuar me akuzën për planifikim të një grushti shteti gjatë tre muajve të fundit.
Diskutime rreth kësaj post