Mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa” e cila i jepte mësim edhe djalit të kryeministrit Rama, është shkarkuar nga detyra, pasi prej muajit nëntor kishte bojkotuar mësimdhënien.
Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës ku argument jepet “braktisja e vendit të punës”.
Entela Kasi u bë e njohur me letrën që i drejtoi kreut të qeverisë, përmes së cilës shprehte protestën e saj ndaj emërimeve në institucionet arsimore që sipas saj ishin politike. Që në atë letër të 25 nëntorit 2015, mësuesja e anglishtes deklaroi se nuk do të rikthehej në shkollë derisa të largoheshin ata që ajo i quante “mercenarë të pushteteve politike”.
Diskutime rreth kësaj post