Rudina Hajdari shkarkohet nga drejtimi i grupit demokrat, për t’ia lënë vendin ish-nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Korab Lita.
Me anë të një postimi në facebook deputeti i ri i opozitës parlamentare njofton se ka marrë drejtimin e grupit demokrat dhe shprehet se ndihet përgjegjës mjaftueshëm për drejtimin e këtij grupi parlamentar.
Postimi i Korab Litës
Te nderuar miq ,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.
Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.
Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.
Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.
Diskutime rreth kësaj post