Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e radhës e komisionit për hetimin e Presidentit Meta. Lidhur me këtë temë në Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh se janë në pritje të konkluzioneve të komisionit dhe se çfarë ata kanë pasur për të thënë për Presidentin e kanë thënë duke e bërë të qartë vendimin.
Deklarata e Spiropalit:
“Ne po presim konkluzionet e komisionit hetimor. Nuk mund të komentoj më tej, se çfarë kemi pas për të thënë për Presidentit ne i kemi thënë. Për veprimet e tij të paprecedente një veprim duhej ndërmarrë. E kemi bërë të qartë vendimin tonë, dhe tani po presim konkluzionet dhe në kuvend do veprojmë me votë. Më shumë se probleme të ligjit kanë qenë të personit Ilir Meta”, tha Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post