Konstitucionalisti Sokol Hazizaj është shprehur se shkarkimi i Presidentit nga Kuvendi është një “hakërrim” politik ndaj personit që e emëruan vetë.
Sipas Hazizaj, Ilir Meta si individ ka pasur të njëjtën sjellje dhe në Kuvend, por megjithatë mazhoranca e mori përsipër riskun.
“Çfarë ndryshimi ka ky i sotmi me momentin kur është emëruar Ilir Meta. Kjo mazhorancë e mori përsipër riskun. Këta që votuan, nuk u pëlqeu më dhe…
Në mënyrë konceptuale. Më thoni një akt që ka prodhuar Presidenti në kundërshtim me procesin zgjedhor.
Në mënyrë nominale. Prishja e figurës në raport me konceptin e unitetin kombëtar nuk është akt, është sjellje.
Sjellja do të ishte jo kushtetuese nëse do të shoqërohej me prodhimin e një dekreti.
Një dekret që vinte në kundërshtim që ditën e fundit të zgjedhjeve të caktonte një datë tjetër zgjedhjesh.
Nuk ka ndryshuar ky në rolin e Presidentit të Republikës, nuk dha ndonjë sjellje ndryshe nga ajo për të cilën erdhi President.
Në fund të fundit Ilir Meta si individ kështu ka qënë edhe në Kuvend. Ku është ndryshimi.
Në themel vendimmarrja politike e Kuvendit nuk është për këtë arsye dhe të gjithë e kuptojmë.
Në të vërtet në veprimtarinë e tij në cilësinë e presidentit të Republikës, ka luajtur në një farë mënyrë, atë çfarë Gjykata Kushtetuese do të luante për dy vjet me vendimet dhe aktet ligjore të prodhuara nga Kuvendi.
Vendimi politik në konkluzion, i Kuvendit, nuk është jo vetëm ligjor, por një hakërrim politik që vetë e ka sjellë.”, – u shpreh Hazizaj.
Diskutime rreth kësaj post