Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në fjalimin e tij për mediet Meta tha se shkarkimi i Nanos ishte një vendim i çuditshëm por i zakonshëm nga qeveria Rama.
“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Në një kohë ku priteshin përgjegjësi më të larta politike. Është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës. 10 muaj më parë ai u promovua me entuziazëm si një prurje e re dhe shpresëdhënëse. Nuk besoj se ka naiv në këtë vend që të besoj që drejtori i policisë deri dje apo deri para 10 vitesh që nga momenti që Rama u bë kryeministër, drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi. Hëngshin kokat me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin.”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post