Mbërrin në Presidencë propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendshëm. Kjo gjë konfirmohet nga vetë Presidenca, pas interesimit të mediave.
Balla u nominua nga kryeministri Rama të shtunën në postin e Ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga kjo detyrë.
“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njoftoi Presidenca.
Diskutime rreth kësaj post