Deputeti Muslim Murrizi u shpreh se votat e opozitës do të jenë kundër shkarkimit të Arben Malajt. AAi tha se në atë institucion ka edhe persona të tjerë që kryejnë veprime që ka kryer edhe Malaj dhe në qoftë se duhet të ketë shkarkime, masat duhet të merren njësoj.
“Problemi qëndron se nuk ka një raport nga këshilli mbikëqyrës, nga Banka e Shqipërisë që Malaj duhet të shkarkohet. Duke qenë që nuk ka një rregullore të brendshme vetë ky organ që funksionon. Komisioni i Financave sot është nisur nga një vendim i Kuvendit të Shqipërisë 134, datë 20.12.2018. Ka miratuar manualin e monitorimin vjetor dhe periodik pjesë të cilit janë rregulltar për sjelljen publike të gjithë personave të emëruar nga kuvendi”, tha ai në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post