Analisti Lorenc Vanghjeli teksa komentoi ndryshimet më të fundit në qeverinë Rama, u shpreh se Arben Ahmetaj, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të Rindërtimit, ka ‘tërhequr shumë rrufe mbi kokën e tij’.
Në studion e ABC Live, Vangjeli hedh poshtë hipotezat se Ahmetaj është i lidhur me dosjen e inceneratorëve. Analisti deklaron me bindje se emri i tij nuk është i përfshirë në këtë dosje që ndodhet në SPAK.
“Bëhet një lidhje nëpërmjet emrit të tij dhe inceneratorëve. Ka diçka. Ahmetaj përgjatë karrierës së tij për shumë e shumë arsye ka tërhequr shumë rrufe mbikokën e tij dhe duket se është e lehtë të vendoset një korrelacion i tillë. Unë po ju kap pjesën fundore të saj. Janë gati duke u disbursuar rreth 1 miliard euro për programin e rindërtimit edhe gojët më të liga të Tiranës nuk kanë mundur të gjejnë shkaqe, fakte, arsye, prova për ta konsideruar si të korruptuar, siç e kemi zakon ne shqiptarët këtë gjë.
Me aq sa kam informacion emri i zotit Ahmetaj nuk është i shënuar në asnjë dosje të SPAK-ut, i cili është pjesë e sistemit të drejtësisë që më së paku drejtohet nga Edi Rama, siç thotë Sali Berisha vetëm për hallin e tij”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post