Shkaqet e përbashkëta të frymës së keqe janë pirja e duhanit, ushqime të caktuara dhe alkooli. Megjithatë, te disa njerëz, ajri që del nga goja është i pakëndshëm edhe pas larjes së dhëmbëve.
Këto janë shkaqet më të zakonshme të këtij problemi, përj të cilat flitet rrallë:
- Merrni frymë me gojë
Duke marrë frymë me gojë pështyma avullohet, gjë qe thanë zgavrën e gojës dhe pengon shpërlarjen e mikroorganizmave dhe grimcave të ushqimit ndërmjet dhëmbëve. Frymëmarrja me gojë është e zakonshme gjatë ftohjeve dhe alergjive, si dhe te ata që flenë me gojën e hapur. Mjekët rekomandojnë që të keni këtë në mendje për të siguruar një hidrim të mirë. - Shmangni vaktet
Kur kapërceni vaktet, trupi juaj nuk prodhon pështymë të mjaftueshme dhe grimcat e ushqimit që ju hani do të mbeten në gojë dhe prandaj prodhojnë erë të keqe. - Marrja e disa lloje të barnave
Disa lloje të barnave, të tilla si antihistaminat, diuretikët, antipsikotikët dhe barnat për relaksim të muskujve, për shkak të vetive të tyre, mund të shkaktojnë efekte anësore të tilla si goja e thatë. Në këtë rast nuk ka prodhim të mjaftueshëm të pështymës dhe kështu vendosen bakteret.
Meqë në shumicën e rasteve ju nuk mund të ndërpritni terapinë, përpiquni që tërësisht të pastroni gjuhën pas marrjeje të barnave. - Keni karies
Me krijimin e kariesit të dhëmbëve mund të krijohen edhe zgavra në të cilat mblidhen copëza të ushqimit. Këto copëza janë të vështira për t’u arritur dhe prandaj shkaktojnë frymën e keqe. - Vuan nga sindromi Sjogren
Sindromi Sjogren është një çrregullim i sistemit imunitar, dhe ndodh kryesisht tek grate e moshës mesatare dhe njerëzit me sëmundje të tjera autoimune si lupusi dhe artriti. Njerëzit me këtë sindrom shpesh kanë gojën të thatë dhe për shkak të kësaj edhe frymë të keqe.
Diskutime rreth kësaj post