Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kanosur nënë dhe vëllain e tij me armë zjarri në Tiranë.
I riu Dritan Billa, banues në fshatin Zalt, Kashar është i dënuar më parë për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”.
“Më datë 02.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 25 vjeç , banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”, pasi:
Rreth orës 16:30, në fshatin Zalt, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën D.B.,61 vjeçe dhe vëllain F.B., 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë, dhe më pas ështe larguar nga banesa me mjetin e tij.
Menjeherë nga ana e policisë janë organizuar shërbimet dhe nga informacionet e marra ne rrugë operative, është bërë e mundur që rreth orës 22.45, ky shtetas të kostatohej në lëvizje në lagjen Shkozë Tiranë me mjetin e tij ku menjëhere është bërë ndalimi i mjetit dhe arrestimi i shtetasit të lartpërmendur..
Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe sekuestrua ne cilesinë e proves materiale:
Një armë zjarri pistolete model 54, me krèhër e dy fishekë.
Si dhe ne oborrin e baneses u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoje model 54 e kalibrit 7.62 .
Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, tha policia në një komunikatë.
Diskutime rreth kësaj post