Shkaktoi vdekjen e 7-vjeçares, arrestohet pas 4 vjetësh mjeku
Policia e Përmetit ka arrestuar sot ish-mjekun e spitalit të këtij qyteti që përmes mjekimit të gabuar shkaktoi vdekjen e një 7-vjeçareje 4 vite më parë. Ish-mjeku Faik Pashollari, 66 vjeç, është arrestuar pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Përmetit që e kishte dënuar me 1 vit burg.
Në vitin 2012, Pashollari, në atë kohë mjek në spitalin e Përmetit , për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, kishte shkaktuar vdekjen e 7-vjeçares me inicialet E.B. Në atë kohë mjeku Pashollari u la i lirë nga gjykata mbështetur në një ekspertizë mjeko- ligjore të lëshuar nga një klinikë privatë që vërtetonte se 66 vjeçari vuante nga probleme mendore.
Por me një vendim të Gjykatës së Apelit Gjirokastër u la në fuqi vendimi i marrë fillimisht për dënimin me një vit burg të mjekut, që është arrestuar sërish sot nga policia e Përmetit.
Diskutime rreth kësaj post