Këngëtarja kolumbiane, Shakira, i ka kushtuar sërish një këngë Gerard Piqué. Këtë radhë ajo vjen me një bashkëpunim me artisten Carol G.
Shakira dhe Karol G, thonë se nuk do të përsërisin gabimet që kanë bërë në jetën e tyre të dashurisë, duke shtuar se janë bërë më të forta duke kaluar kohë me dikë që nuk ishte i duhuri për ta. Mesazhet që çifti po u dërgojnë janë të qarta.
Pjesë nga teksti:
“Zemër, çfarë ndodhi? A nuk duhet të ishe i dashuruar? Pse më kërkon akoma nëse e di që nuk i përsëris gabimet. Kushdo që ju thotë se një boshllëk është mbushur me një person tjetër, ju gënjen. Është si të mbulosh një plagë me grim. Ju nuk mund ta shihni, por ju mund ta ndjeni atë. Ti u largove duke thënë se më ke kaluar. Keni gjetur një të dashur të re. Ajo që ajo nuk di është se ju ende i shihni të gjitha Story-t e mia.Të shoh ty me vajzën tënde të re më lëndoi , por tani po fokusohem tek unë. Kam harruar atë që kemi jetuar dhe kjo është ajo që ju ka ofenduar. Jeta ime është bërë edhe më e mirë, të betohem që nuk je më i mirëpritur. Dhe ajo që më bëri e dashura jote nuk më shqetëson”.
Nga ana tjetër, edhe për artisten Carol G, kënga është shkruar në një moment mjaft emocional.
Këtë artistja e ka shpjeguar në një intervistë me ‘Rolling Stone’, ku ajo rrëfen se kishte kohë që dëshironte të bashkëpunonte me Shakirën, por nuk kishte menduar t’i kërkonte të bashkëpunonte për këtë projekt. Por pasi ajo dëgjoi këngën “Monotonía”, bashkëpunimin me Ozuna-n ajo kuptoi se kënga do t’i përshtatej mjaft mirë asaj.
Kënga është pjesë e albumit të artistes të titulluar Mañana Será Bonito, që sipas vetë këngëtares, është mjaft domethënës, sepse është realizuar në një periudhë mjaft të vështirë e që në fakt vjen pas ndarjes nga arstisti Anuel A.
Diskutime rreth kësaj post