Nisjet e trageteve nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë ditës së sotme, janë anuluar.
Shkak është bërë përkeqësimi i motit, duke e bërë të pamundur lundrimin në det të hapur deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA”, thuhet në njoftim.
Lundrimet pritet të nisin të mërkurën dhe të enjten.
Diskutime rreth kësaj post