Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen për mashtrim me shitjen e apartamenteve.
Rapush dhe Vjollca Hoxholli, 75 vjeç dhe 56 vjeçe, bashkëshortë, u arrestuan nga policia pasi u kanë shitur personave të ndryshme disa herë të njëjtët apartamente banimi.
“Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi”, bën me dije policia.
Po ashtu u shpall në kërkim D. L. 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me çiftin e arrestuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Mashtrimit”.
Diskutime rreth kësaj post