Institucioni kryesor i sekreteve në Shqipëri është bërë pjesë lojës politike të Presidentit Bujar Nishani dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër Bashkisë së Tiranës. Deklarata e rëndë është artikuluar dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në formë pyetjeje. Por, sipas burimeve, pyetja e kryebashkiakut është retorike, pasi institucioni kryesor i mbledhjes së informacioneve në Shqipëri, është investuar me kapacitete të pazakonta, duke survejuar veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës.
Segmente të SHISH, kanë braktisur detyrat e parashikuara në ligj, për të cilat edhe paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, duke u angazhuar në monitorimin e aktiviteteve, projekteve dhe tenderave të Bashkisë së Tiranë, për të furnizuar me informacion kreun e shtetit dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha. Përpos veprimtarisë së Bashkisë, mësohet se, drejtues në Bashkinë e Tiranës, bashkëpunëtorë të kryebashkiakut Veliaj, janë vënë nën përgjim, po në funksion të lojës politike, interesave dhe shantazhit.
Alarmohet Siguria
Devijimi i shërbimit jashtë shinave ligjore, në funksion të betejave dhe interesave të Sali Berishës dhe Bujar Nishanit, ka alarmuar edhe Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Për këtë komision, angazhimi i Shërbimit Informativ Shtetëror kundër Bashkisë së Tiranës, është një arsye më shumë për të thirrur në një seancë raportimi kreun e shërbimit, Visho Ajazi Lika. Lajmin e ka konfirmuar për Shqiptaren.com anëtari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia. Deputeti socialist deklaron se, përpos të tjerave, Komisioni i Sigurisë do ta pyesë kreun e SHISH edhe për mobilizimin e shërbimit kundër Bashkisë së Tiranës. Kreu i SHISH, të i cili mazhoranca ka një mungesë të theksuar besimi, do të pyetjet edhe rreth dyshimeve të forta, për ndarjen e informacionit fillimisht me Sali Berishës dhe më pas me kryeministrin e vendit.
Bashkia e Tiranës
Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar mobilizimin e SHISH kundër njësisë vendore më të madhe dhe të rëndësishme në Shqipëri, por nuk dhanë detaje se në ç’formë është angazhuar SHISH, për të njollosur punët e bashkisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj është në pritje të një përgjigjeje nga ana e kreut të shtetit Bujar Nishani, për këtë çështje. Në mungesë të një përgjigjeje, kryebashkiaku pritet të bëjë publike detaje tronditëse të mobilizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror kundër Bashkisë së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post