Shërbimet sekrete në Shqipëri kërkojnë buxhet për të blerë pajisje që do t’i ndihmojnë të përgjojnë aplikacionet më të përdorura në botë sa i përket komunikimit.
Është kjo kërkesa e bërë nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror drejtuar Komisionit të Sigurisë Kombëtare ditën e sotme, raporton Report TV.
Ka qenë zëvendësi i kreut të SHISH Visho Ajazi Lika, i cili përpara komisionit të Sigurisë, ka folur për buxhetin e parashikuar për këtë institucion, si dhe ka parashtruar kërkesën për më tepër buxhet.
Sipas SHISH, pajisja aktuale e përgjimit është e vjetër nga ana teknike dhe përveç telefonatave nuk mund të përgjojë risitë në smartphone.
Këtu bëhet fjalë për aplikacione si si Whatsapp, Viber, Snapchat, Instagram dhe Messenger. Nga ana e tyre fillimisht, deputetët sugjeruan që pajisja përgjuese e Ministrisë së Mbrojtjes, t’i lejohet ta përdorë edhe SHISH deri në një vendim të dytë për blerjen e pajisjes së re.
Pajisja e Ministrisë së Mbrojtjes, është relativisht më e re dhe e sofistikuar pasi u ble në vitin 2013, nga ministri i asaj kohe Arben Imami. Por, në përfundim të mbledhjes Komisioni i Sigurisë miratoi buxhetin shtesë, 352 milionë lekë për Shërbimin Informativ Shtetëror.
Diskutime rreth kësaj post