Shirat nuk kanë të ndalur as sot. Shqipëria do të jetë e mbizotëruar nga një mot i ftohtë e me shira të denture edhe gjatë ditës së sotme, njësoj si dje.
Sipas Meteoalb, intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.
Sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Një ditë më parë moti i keq dhe shirat shkaktuan probleme në të gjithë vendin. Shumë akse rrugore u bllokuan, ndërs Korça mbeti pa energji elektrike.
Diskutime rreth kësaj post