Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që ranë gjatë natës së djeshme është bllokuar rruga për në “Theth”.
Mësohet se deri në 60 centimetra ka shkruar niveli i borës në aksin Bogë-Qaf Thore-Theth.
Raportohet se në zonë janë formuar edhe orteqë, të cilët janë të rrezikshme për banorët e kësaj zone si edhe për turistët.
Bëhet me dije se 200 familje kanë ngelur të izoluara. Atje mësohet se po mungon edhe energjia elektrike.
Në fotot e mëposhtme duken qartë automjetet e bllokuara nga dëbora.
Diskutime rreth kësaj post