E trumpetoj me buje si nje nga 100 fshatrat e futur ne programin e zhvillimit, por Thethi dhe banoret e tij nuk jane perfituesit e medhenj ashtu siç deklaron qeveria. Madje paturpesisht ato jane te penalizuarit e medhenj dhe ministria e linjes si dhe deputetet e Shkodres vetem heshtin.
Asnje banor nuk ka mundur te aplikoje per fondet perfituese ne agro-turizem, pasi pergjigjia e marre ka qene se ato nuk zoterojne tapite e tokes. Ai eshte nje nder dokumentat kyçe qe kerkohet dhe banoret e Thethit jane refuzuar ne mase e per pasoje ato nuk jane ne listen e fshatrave perfitues.
Por çudia me e madhe lidhet me faktin se perse banoreve u thuhet te aplikojne kur dihet ky problem dhe qeveria vendos te tallet me to ne nje forme kaq te shemtuar. I vetmi perfitim qe do te kene banoret nese vendos kabineti qeveritar eshte ai i rruges, pasi per te tjerat pa tapite e tokes dhe legalizimin e pronave te ndertuara, Thethianet do te jene te penalizuarit e medhenj.
Per fat te keq si ata jane edhe disa fshatra te tjere ne qarkun Shkoder qe kane te njejtin problem bejne me dije te njejtat burime per Shkodranews, ku investimet do te jene ne nivelin minimal dhe programi 100 fshatrat do te jete tallja e madhe e rralles qe qeveria ben me kete rajon.
Diskutime rreth kësaj post