Nje shtetas shqiptar u qëllua me plumb në kofshë, kurse shoku i tij grek në bark tre dite me pare ne Greqi. Mjekët thonë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Mediat greke publikuan sot pamjet e atentatit që iu 32-vjeçarit shqiptar dhe shokut të tij.
Ata po udhëtonin me një makinë të marrë me qira. Televizioni “Alpha” ka transmetuar sekuenca të kamerave të sigurisë së bizneseve, ku duket makina “Peugeot” ngjyrë e zezë e shqiptarit dhe mikut të tij, si dhe më pas dy persona që vraponin.
Sikurse duket nga pamjet, disa sekonda pasi kalon makina, dy burra vrapojnë në drejtim të automjetit. Autoritetet greke dyshojnë se ata kanë qenë dy prej katër autorëve që qëlluan me armë. Njëri prej tyre ishte i veshur me xhinse e xhup të zi dhe vraponte në rrugë. Kurse tjetri ishte me pantallona sportive të zeza, xhup dhe kokore.
Nga dëshmitë që mori Policia e Athinës, kanë qenë edhe dy persona të tjerë që qëlluan ndaj automjetit brenda së cilës ndodheshin dy të plagosurit. Dyshohet se shqiptari ishte konfliktuar para atentatit pak metra më larg vendit të ngjarjes.
Plagosja me armë ndodhi mbrëmjen e 11 Nëntorit rreth orës 21:30 në lagjen ‘Pangrati’ në Athinë.
Diskutime rreth kësaj post