Fëmijet janë gëzimi i prindërve, vetëm duke shikuar faktin se çfarë lumturie dhe emocioni j’u shfaqet në momentin kur ata kanë parasysh një foshnjë të porsalindur.
Ato gjithmonë mbeten si një copëzë ndriçimi në jetët e tyre, lumturi, gëzim dhe vetë kuptim i jetës! Çdo njeri e meriton këte lumturi në jetë, njejtë siç vepron edhe 4-vjeçari Kent i cili shkon të takojë në spital vëllaun e tij të porsalindur. Reagimi i tij në atë moment ishte i papërshkrueshëm njëkohesisht edhe i pazëvendësueshëm. Edhe pse Kent është i lindur me Sindromin Down, asgjë nuk e ndalon atë të jetë një vëlla i dashur dhe me plot përgjegjsi për të voglin Noah.
Pavarësisht gjendjes së tij, Kent ishte aq shumë i emocionuar njejt si shumë fëmijë të tjerë kur mësojnë për ardhjen në jetë të një motre apo vellau tjetër. Gjyshja e tij arriti të kapte skenën kur Kent sëbashku me të atin mbërrin në spital për të vizituar vëllanë dhe mamanë e tij. Ai ndoshta nuk mund të kuptonte gjithçka siç duhet por duket qartë se në atë moment Kent posedonte ndjesinë e të qenurit vëlla i madh për të porsalindurin Noah, shkruan Lajme.al
Kent erdhi në spital i veshur me një fanellë blu në të cilën shkruante ‘Vellau i Madh’ (Big Brother), duke mbajtur në duar një arush ngjyrë blu i merr vrapit nëpër korridor duke lënë prapa të atin, me qëllim që të arrinte më shpejtë tek dhoma ku ndodhej mamaja dhe vëllau. Aq i emocionuar duket Kent saqë nuk mund të vërehet që ai posedon një aftësi të kufizuar, thjesht ai duket një fëmijë tejet normal si të gjithë të tjerët. Vetë reagimi i Kent tregon faktin që tashmë ai ka një përparësi në familje, jo si fëmija i vetëm por si vëllau i madh për të voglin Noah.
Ai po jeton një jetë si çdo fëmijë tjetër, me plot lumturi dhe harre, Kent po jeton jetën që meriton. /Lajme.al
Video:
Diskutime rreth kësaj post