Xhemi Shehu pasi la karrierën në televizion duket se është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale. Kështu, nismës së Bieta Sulos, “Instagrami i gjelbër”, i është bashkuar edhe Xhemi.
Në bazë të iniciativës së prezantueses së “Ftesë në 5”, persona në rrjetin social duhet të nominojnë disa miq të tyre për të publikuar foton e tyre më të bukur, ku të ketë të paktën një lule ose një pemë. Kështu ka vepruar edhe Xhemi, e cila ka ndarë tri imazhe me gjelbërim, ku shkruante:
“Si thoni sikur ta gjelbërojmë pak ‘Instagram’-in? Posto foton tënde më të bukur ku të ketë të paktën një lule ose një pemë, më mirë akoma nëse je në mes të pyllit.
Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikohen vite më të nxehta në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga ‘Instagram’-i, si shenjë sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve. P. s. Pas postimit bëj tag edhe 5 persona të tjerë”.-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post