Gazetari Ardit Hoxha ka ‘zënë ngushtë’ kandidatin e primareve në Tiranë Ilir Alimehmeti.
Hoxha i është drejtuar duke i thënë se nëse ka ndonjë ‘kleçkë’ përsa i përket shifrave të votuesve pasie numri i publikuar nga Alimehmeti është në mospërputhje me atë që është publikuar nga PD-së zyrtare.
Alimehmeti në një intervistë për emisionin ‘Review’, i është përgjigjur duke i thënë se vëzhgimi ka problemet e veta.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Mospërputhje të shifrave?
Alimehmeti: Përditësimi i fundit nga unë ka qenë në orën katër pasdite. Tani po i përditësojmë sipas verbaleve që kanë ardhur nga komisionerët dhe ajo është shifra e saktë.
Hoxha: Përditësimi i orës katër nga ana juaj është më i vogël se përditësimi i PD në orën 3, ka ndonjë kleçkë që fshihet?
Alimehmeti: Vëzhgimi ka problemet e veta , nuk është gjithmonë i rregullt dhe i saktë. Në total do shihni te verbalet zyrtare.
Ndër të tjera Alimehmeti tha se procesi i primareve ka ecur shumë mirë.
“Procesi ka ecur në mënyrë shumë korrekte. Numërimi ende nuk ka filluar. S’ka pasur parregullsi. Nisi si ditë feste të mbaroj si ditë festë. Numrat që kanë qenë në lista shumica më e madhe ka qenë anëtarësia, shumë pak ka pasur simpatizant. Primaret kanë qenë të hapura. Vota është e anëtarëve kemi parë se sa ka pas regjistrime, sa ka pasur anëtarë”- shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post