Cili është televizioni më i madh në vend sipas kriterit të reklamës së thithur në treg? Po ti besosh shifrave të deklarimeve zyrtare del se Top Channel zotëron ende 35% të tregut me një shumë prej 1.4 miliardë lekësh të mbledhura gjatë vitit 2017.
Ndonëse ndjekësi i tij direkt, TV Klan është ka harxhuar një fluks maramendësh parash, si në investime në studio ashtu edhe në “blerje” moderatorësh në krahasim me Topin, kjo nuk jusitikohet nga të ardhurat që arkëton. “Klan pësoi një rënie të lehtë me 1.2% duke ruajtur vendin e dytë në treg me 29.4%. Ai pati të ardhura prej 1.2 miliardë lekësh në 2017” thuhet në injë investigim të hollësishëm të BIRN.
Vendin e tretë me shumë diferencë e zë Vizion Plus kontrollon 10.2% të tregut të televizioneve pa pagesë.
Ndër televizionet e tjera të rëndësishme, News 24, pati një rritje prej 15% duke rritur pjesën e vet të tregut nga 6.6 në 7.6%. Rritjen më të madhe e shënoi kompania Ora, e cila një rritje prej 61% në krahasim me vitin 2016. Ora kontrolloi më 2017 rreth 7.7% të tregut të televizioneve pa pagesë nga 4.6% që kontrollonte një vit më parë.
Diskutime rreth kësaj post