Kamera e fshehtë që i është bërë deputetit socialist, Musa Ulqini është bërë virale në rrjet. Avokati Altin Goxhaj ka komentuar pamjet që janë publikuar, të cilat tregojnë se si Ismet Drishti e futi në kurth deputetin duke iu paraqitur si mjek që do t’i bënte testin për koronavirusin.
Goxhaj tha se deputeti në fjalë është dele sikurse shumë ligjvënës të tjerë që nuk i thyejnë urdhrat teksa ka treguar se edhe atij personalisht i ishte kërkuar nga Ismet Drishti të bënte testin duke rrëfyer edhe përgjigjen që i ka dhënë.
Ai tha se shifrat që raportohen për koronavirusin në Shqipëri nuk janë reale.
“Është një rrënim total, tani kemi edhe mbylljen e kufijve, një dështim total për të paguar edhe borxhet jo për të fituar. Kjo është situatë e menaxhimit të qeverisë. Ne kemi një numër të madh të administratës publike, të personelit shëndetësor të infektuar. Kemi edhe rastin e vëllezërve Budina të cilët i zbuloi qeveria. Teza e shpikjes së shifrës së pandemisë, e vërteta ishte se këta e kishin kollaj që në administratën publike të gjenin asimptomatikë, e them me shumë theksim se asimptomatikët është shumë e vështirë ti gjejnë, këta i gjetën. Sekreti qëndron se në të vërtetë këta kanë sajuar shifra që i ngrenë dhe i ulin shifrat sipas planeve.
Në vend që të ulin shifrat për turizmin, këta i shtojnë. Ai si dele që është shkoi dhe bëri testin me lëpirëse, u nis në mes të vapës, me orë të tëra, kujtoi se lëpirësja ishte testi i koronavirusit, si dele, sikurse janë të gjithë aty që binden si Ramës si Lulit. Më mori edhe mua Ismet Drishti, më tha se jam i ISHP, më gënjeu, por ju përgjigja se nëse guxon të më afrohesh të vras, po mu afrove të vras. Kjo ishte pikërisht ajo që bënë me vëllezërit Budina, ku merret kjo e drejtë, mos i lejoni mjekët t’ju afrohen. Njerëzit janë të gjithë si dele, janë si Musa Ulqini, u jep çupa-çupa, e marrin lëpirësen si test. Deputeti dele i PS-së siç janë qindra-mijëra dele në Shqipëri që besojnë tek një pandemi që është luftë gloabe. Sa të rrijnë urtë, shqiptarët kështu do ta hanë”, tha ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post