Deri më tani KQZ ka numëruar gati 100 000 vota të hedhura në 367 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.
Mësohet se deri më tani janë shpallur ta pavlefshme 5 169 fletë votimi ose më tepër se 5 % e totalit të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.
Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 1.98 për qind fletë votimi të pavlefshme.
Shqiptarëve iu është dashur të bëjnë dy zgjedhje në fletën e votimit, ku krahas partisë jepej pëlqimi edhe për kandidatin, gjë që ka vështirësuar procesin për shumë votues. Me një vendim të fundit u hoq edhe emri i kandidatëve nga fleta e votimit duke lënë aty vetëm numra, gjë për të cilën u paralajumërua se do të rriste numrin e fletëve të votimit të pavlefshme.
Diskutime rreth kësaj post