Vijon moti i lagësht e me temperatura në ulje dhe në këtë fillim jave. Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, edhe dita e sotme do të jetë me shi në disa prej qarqeve të vendit, ndërsa në Shkodër, Lezhë, Tiranë e Elbasan, reshjet do të jenë mesatare.
Sa i përket temperaturave, ajo minimale do të shënojë 6 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale 18 gradë.
RESHJET
Në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 15 °C
në vendet e ulëta: 12 / 18 °C
në vendet malore: 6 / 12 °C
ERA
Pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë.
Diskutime rreth kësaj post