Vjeshta mbërrin me shira të rrëmbyeshëm dhe shkakton problemet e para në disa zona të vendit.
Situata më e rënduar ka qenë në Fier këtë të hënë, ku segmenti rrugor Fier-Levan u bllokua për më shumë se dy orë.
Probleme ka pasur edhe në aksin Levan-Vlorë, ku një masiv dheu u shkëput dhe bllokoi lëvizjen e automjeteve në njërin krah të rrugës nacionale. Në një gjatësi prej 2 kilometrash ka qenë gati e pamundur të qarkullohej, ndonëse policia ka qenë me disa patrulla në gatishmëri.
Reshjet e shiut u shoqëruan me erë të forte. Shumë pemë u thyen ndërsa u dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike, që la pa drita disa fshatra dhe një pjesë të qytetit të Fierit. Në situatë tejet të vështirë ka qenë edhe familja e Dhimitrov Sulajt, pasi iu dëmtua tavani i shtëpisë.
Ndërkohë në Berat, stuhia me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu shkaktoi probleme në disa akse nacionale e rurale, ndërsa është dëmtuar banesa e familjes Dylybashi. Gjithashtu për më shumë se dy orë i gjithë qyteti ka qenë pa energji elektrike. Problem u krijuan edhe ne Gjirokastër, ndërsa reshje të dendura pati edhe në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post