Fenomeni i prostitucionit në vendin tonë, ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe së fundmi është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza të moshave 18-25-vjeçe për prostitucion.
Pas disa pamjeve filmike të publikuara për një rast shfrytëzimi prostitucioni Policia Tiranë, ka identifikuar dhe ka vënë para përgjegjësisë ligjore personat në video.
Për rrjedhojë, u arrestua për shfrytëzim prostitucioni B. M., 19-vjeç, banues në Tiranë, dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë E. A., 22-vjeçe.
I riu i arrestuar dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, vajza të moshave 18-25-vjeçe dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës.
19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Diskutime rreth kësaj post