Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej dy ditësh po qëndron në Kosovë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, ylli me famë botërore, elektrizoi skenën e festivalit në natën e parë hapëse, teksa mbrëmë së bashku me familjen ka shijuar si publik performancën e yllit latin, JBalvin.
E ndërsa po qëndron në vendlindje, Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, i ka bërë një kërkesë publike Dua Lipës.
Me anë të një Instastory, ai i kërkon 26-vjeçares të vizitojë Prekazin.
“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar reperi në një imazhi nga Prekazi.
Sakaq kujtojmë që ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Dua Lipën ‘Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës’.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani shkruante se Duan e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe po bën që “zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.
Diskutime rreth kësaj post