Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, tha se Serbia nuk ka të bëjë fare me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari.
Në intervistën e parë për televizionet e huaja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski tha për TV Pink se ai arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë.
“Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike”, tha Gruevski.
Ai specifikon se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit. “Jam njeri i lirë në këtë vend”, tha Gruevski.
Ai është i bindur se Maqedonia Veriore do të përballet me një “problem serioz politik” në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament.
Diskutime rreth kësaj post