Incidenti mesa mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në selinë blu ka sjellë reagime të shumta. Bujar Nishani ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke e quajtur Bashën një burracak që nuk pati kurrë burrërinë të bënte beteja të forta me kundërshtarin politik.
Postimi i Nishanit:
“Lulzim Basha që nuk pati kurrë burrërinë të bënte beteja të forta me kundërshtarin politik, rregjimin e Edi Ramës, sot nxori dy gra, të shajnë e bërtasin në oborrin e Selisë.
Ky burracak që u fsheh mes grave, ditën kur Komisioni i i Rithemelimit të Partisë Demokratike shkoi në Seli, sot ndërseu individë që as nuk e kuptojnë se çfarë thonë e bëjnë, kundër zonjave të nderuara, pasqyrë qytetarie, morali dhe integriteti të lartë.
Lulzim Basha e di mirë se kjo është e do të mbetet përgjegjësi direkte e tij personale.
Dhuna e sotme ndaj zonjave të Partisë Demokratike do të marrë përgjigjen që i takon.
Koha do të ecë përpara,
#referendum18dhjetor”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post