Nje sherr i madh me arme ka ndodhur ne nje lokal me muzike live ne Korce.
“Ne pranga u vu G.T, 17 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall ne kerkim A.S, 28 vjeç, të dy bashkëpunëtorë të dyshuar, si të implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 25.11.2017, në një lokal me muzikë live”- thote policia.
Blute kane zbardhur ngjarjen dhe bejne me dije se dyshohet se të dy këta shtetas në bashkëpunim mes shtetasit A.Qiraxhi dhe A.Babani, banues në Korçë, te shtunen, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, me armë zjarri dhe me sende të forta shtetasit A.L dhe A.K, të dy banues në Korçë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth mesnate në një lokal tallavaje në dalje të qytetit.
Disa të rinj kanë qëlluar me breshëri nga rruga në drejtim të lokalit, ndërsa më tej kanë tentuar të vrasin pronarin dhe administratorin me mjete të mprehta.
Këta të fundit i kishin nxjerrë një javë më parë jashtë pasi të rinjtë ishin në gjendje të dehur. Dyshohet se shkak per ngjarjen eshte bere nje femer.
Diskutime rreth kësaj post