Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga momenti i përplasjes fizike mes biznesmenit Gjegj Luca dhe kandidatit për deputet Luçiano Boçi. Berisha paralajmëron biznesmenin se pas 25 prillit do të ndëshkohet.
Postimi i Berishës:
“Video që dëshmon se si i versulet dhe sulmon narkobanditi i Edvinit Luca si qen i tërbuar ish deputetin Luçiano Boçi!
Duke shprehur solidaritetin tim më të plotë kandidatit për deputet Boçi për mbrojtjen dinjitoze dhe burrërore ndaj agresorit, është rasti ti themi këtij mercenari se pas 25 prillit padroni yt ja mbath për Beograd, kurse ti do ndëshkohesh për veprën e rëndë penale të krimit të rëndë elektoral! sb” – shkruan Berisha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post