Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me konfliktin që ndodhi mbrëmjen e së premtes mes 7 personash në një lokal nate, ku është përfshirë dhe një punonjës policie.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai është shprehur se ky person nuk mund të qendrojë më për asnjë çast në Policinë e Shtetit.
Sipas Ballës, vetëpastrimit të Policisë së Shtetit do t’i shkohet deri në fund dhe asnjë rast i shkeljes së ligjit dhe normave etike nuk do të tolerohet.
Postimi:
“Vetëpastrimit të Policisë së Shtetit do t’i shkohet deri në fund dhe asnjë rast i shkeljes së ligjit dhe normave etike nuk do të tolerohet. Rikthimi i plotë i besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit është përpjekja ime kryesore si Ministër i Brendshëm dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, me angazhimin për tu ofruar qytetarëve nivelin e duhur të sjelljes, profesionalizmit dhe shërbimit të sigurisë publike. Duhet gjithashtu të jetë e qartë se kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.
Por në rast se një punonjës i Policisë së Shtetit, siç jam informuar sot duke u gdhirë në Tiranë, bëhet palë në një konflikt fizik, ndërsa do të duhej të ndërhynte menjëherë në vendosjen e rregullit, atëherë ky individ nuk mund të qëndrojë më për asnjë çast në Policinë e Shtetit. Ndërkohë AMP dhe Prokuroria të vazhdojnë verifikimet dhe hetimet e tyre ligjore!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post