Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me sherrin e përgjakshëm të ndodhur mesditën e sotme, pranë Presidencës.
Bëhet me dije se rreth orës 11:40 të kësaj të marte, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse J. Ll., 18 vjeç F. Ll., djem xhaxhallarësh dhe 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, që të gjithë studentë.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia ka shoqëruar një person në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se sherri ka nisur pas ngacmimit të të dashurës së një prej të rinjve, nga një person tjetër.
Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim.
Diskutime rreth kësaj post