Sherr në tribunën VIP, tension në fushë, polemika për një penallti dhe ofendime pa fund thuajse gjatë gjithë ndeshjes.
90 minutat e luajtura dje në Laç mes vendësve dhe Kukësit i kanë pasur brenda të gjitha, por vetëm golat jo.
Sikur të mos mjaftonin problemet në fushë, me arbitrin Kridens Meta si protagonist negativ, një incident në pushimin mes pjesëve në tribunën ku qëndrojnë personalitetet, ka prishur edhe më shumë ndeshjen.
“Panorama Sport” mëson se një tifoz kurbinas, i ndodhur në sektorin VIP, ka sulmuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici.
Fillimisht ai e ka ofenduar, teksa i ka kërkuar llogari për atë që ndodhi në ndeshjen e Kupës në Kukës.
Gjici u përfshi në këtë debat të zjarrtë, ndërsa tifozi vijonte të ofendonte.
Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka evituar degradimin e situatës.
Forcat e rendit shoqëruan menjëherë në komisariatin e Laçit tifozin që, pasi ofendoi presidentin e Kukësit, tentoi edhe ta godiste atë.
Diskutime rreth kësaj post