Mbrëmjen e djeshme në studion e ‘Hell’s Kitchen’ janë mbledhur për të festuar figurat më të njohura të ‘Top Channel’.
Të pranishëm ishin moderatorët dhe të gjithë personat që kanë punuar ndër vite në këtë television.
Ato kanë shijuar ushqimet e përgatitura nga Renato Mekolli dhe konkurrentët e emisionit.
Moderatorët kanë publikuar foto nga mbrëmja në llogaritë e tyre të Instagramit dhe mungesa e një prej personazheve më të dashur të ekranit, nuk kishte si të mos vihej re. Bëhet fjalë për moderatoren Xhemi Shehu e cila nuk ka qenë e pranishme.
Mungesa e saj i ka habitur të gjithë pasi Xhemin ndër vite e kemi parë të drejtojë emisione shumë të rëndësishme në ‘Top Channel’.
Po ashtu një tjetër veprim që është vënë re, është fakti se moderatorja nuk i ndjek më në Instagram trashëgimtaret e televizionit, motrat Hoxha, Sarën dhe Lorin. Ende nuk është zbuluar cfarë ka ndodhur mes tyre po është vërtetë e habitshme.
Diskutime rreth kësaj post