Sherr në Opinion – Gjatë intervistës në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët shqiptarë, kur thoshte dikur se nuk do lejonte importin e plehrave, ndërsa tani sjell ligjin e ri.
Por Rama ka reaguar ashpër dhe me agresivitetin që e karakterizon duke i thënë gazetarit, në studion e të cilit ka ardhur i ftuar: Mos më thuaj mua kështu, të kujtoj me kë po flet!!!
Rama: Ajo që ndodh në Itali është shembulli më kuptimpolotë. Mafia është armiku më i madh i riciklimit dhe nuk merret me riciklime letrash higjenike.
Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qyetarët shqiptarët…
Rama: Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.
Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota… Ti nuk flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.
Diskutime rreth kësaj post