Emisioni ‘Opinion’ është shoqeruar me debate të ashpra mes Erion Veliajt dhe ambientalistit Sazan Guri. Duke debatuar kryesisht për çështjen e parkut të lojërave te liqeni, kreu i bashkisë mohoi një sërë akuzash të bëra nga politika dhe në studio. Kulmi arrit, kur Guri tha se Veliaj merr drogë që të jetë i qetë në studio, ndërsa ai vetë mund të revoltohej sepse kishte të drejtë.
“Ore djali yt merr rrogën në Bashki, ti e kundërshton. E kuptoj që të paguan PD. Nuk e ngrite zërin për pallatet e Bashës” – i tha kryebashkiaku Gurit.
Ky i fundit vijoi duke thënë se i biri ishte nëpunës, ndërsa Veliaj e ironizoi me fjalët ‘nuk e ke bërë vaksinën’.
Tema emisionit ‘Erion Veliaj dhe Tirana’ e përplasi kryebashkiakun edhe me gazetaren e revistës “Monitor”, Ornela Liper, sa i përket taksës për hapësira publike.
Kujtojmë se Sazan Guri dhe Erion Veliaj kanë qenë rivalë në zgjedhjet e vitit 2015 për kreun e Bashkisë Tiranë.
Kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar Gurin si një ambientalist të korruptuar dhe i është drejtuar me fjalët: Do të të paguaj? Këtë më thuaj. Ndërsa Guri i është drejtuar me fjalët: Ka njerëz që pijnë drogë… Ndiqni videon…
Gur – Veliaj, debate te ashpra per droge e bakshishe from Lajme on Vimeo.
Diskutime rreth kësaj post