Një 27 vjeçar është goditur me sende të forta në fshatin Podgorie të Maliqit.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale E.B, ka përfunduar në spitalin rajonal të Korçës me dëmtime të rënda në kokë dhe trup.
“Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B, rreth 27 vjeç, si edhe me dy shtetas të tjerë (kushërinj të këtij të fundit). Shtetasi E.B, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve”, sqaron policia.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post