Deputetja Rudina Hajdari foli sot me tone të ashpra në Kuvend teksa akuzoi qeverinë se nuk ka pasur asnjëherë prioritet të saj diasporën. Hajdari theksoi se mazhoranca nuk i ka dhënë diasporës atë që ka kërkuar prej kohësh, të drejtën e votës.
“Të drejtat e tyre asnjëherë nuk kanë qenë prioritet i qeverisë. Nuk i kanë dhënë një çështje që kanë kohë që e duan. Janë kontribuuesit kryesorë të këtij shteti, janë ata që e mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi. Mazhoranca, diasporës nuk i ka dhënë të drejtën e votës. Sa herë vini këtu dhe thoni se jeni duke luftuar për ta, kjo është e vërteta se çfarë jeni duke bërë për diasporën. Bëhet një spektakël i shëmtuar në kurriz të diasporës, por edhe të qytetarëve, shqiptarë. Shqiptarët po gënjehen”, – tha Hajdari.
Ndërkohë gjatë fjalës së saj deputetja Hajdari teksa ka kërkuar më tepër kohë, pati kundërshtime, ndërsa nënkryetarja Vasilika Hysi është kundërpërgjigjur më kritika ndaj deputetes.
Vasilika Hysi: Po vijove me mungesë etike do të të çoj në komsion etike….Mua gishtin mos ma ngri se je grua e je nënë, je zonjë…kjo nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Respetko pozicionin e kryetares…
Rudina Hajdari nuk largohet nga foltorja: Nuk më le të mbaroj fjalën…
Vasilika Hysi: Të ka mbaruar minutazhi…kërkuar procedurën, po flisnit për çështje jashtë rendit të ditës dhe në bazë të rregullores, unë kam të drejtë të të ndërpres fjalën…
Diskutime rreth kësaj post