Dy studente janë konfliktuar mes njëra-tjetrës në Qytetin Studenti. Konflikti ka rezultuar me plagosje të njërës prej tyre.
Burime nga policia thanë se arsyet e këtij konflikti janë ende të paqarta, por theksohet se 21 vjeçarja me inicialet N. Q., gjatë një konflikti të çastit ka dëmtuar shoqen e dhomës.
Sipas policisë, një ditë janë referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 21-vjeçaren me inicialet N. Q., vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi në Qytetin Studenti, gjatë një konflikti të çastit ka plagosur shoqen e dhomës, E. H., po 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
E reja pasi mori mjekimin në spital u largua në banesë.
Studentja po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e ‘plagosjes së lehte me dashje’.
Diskutime rreth kësaj post