Një grua 41 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, Durrës është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës se saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas dhe me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër.
Po nga këta specialistë u arrestua shtetasja M. L., 41 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës se saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post