Dy persona janë plagosur me thikë gjatë një konflikti në një biznes privat në rrugën Tiranë-Vorë.
Sherri ka ndodhur mes dy rojeve, të cilët pas debatit me fjalë kanë nxjerrë thikat dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin.
Të plagosuri janë A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, shkaqet e konfliktit i cili degjeneroi deri në përdorimin e mjeteve prerëse janë ende të paqarta. Të dy personat që u përplasën dhe plagosën njeri-tjetrin, po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të cilat shkaktuan konfliktin, i cili për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.02.2018, rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë -Vorë, në ambjentet e një biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy punonjësve të shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë. Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post