Dy të moshuar janë konfliktuar ashpër mes tyre në Tiranë, ngjarje e cila për fat nuk u kthye në tragjedi.
Njëri prej tyre kishte thikë me vete dhe po kanoste personin tjetër.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet V.B., 65-vjeç, ka kanosur me thikë 66-vjeçarin me inicialet R.I.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kol Kamsi” në kryeqytet ndërkohë ende nuk dihen motivet e konfliktit mes tyre.
Ndërkohë, policia ka proceduar në gjendje të lirë të moshuarin që kanosi personin tjetër.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe thika që ai mbante me vete.
Diskutime rreth kësaj post