Mbrëmjen e djeshme një sherr masiv është regjistruar në zonën e Shkozetit në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se 5 persona kanë ushtruar dhunë ndaj 6 të tjerë të gjinisë femërore, duke i shkaktuar plagosje të lehta.
“Më datë 29.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.R, E.R, D.R, E.R dhe R.S, vjeç 33, 28, 32, 26 dhe 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetaset H.S, XH.A, A.Z, D.S, XH.F dhe A.V, vjeç 58, 55, 31, 30, 64 e 33, banuese në Durrës”– njofton policia e Durrësit.
5 personat dhunues akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim.
Diskutime rreth kësaj post