Sherr i madh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Prokurorët që janë vënë nën hetim disiplinor nga Arta Marku janë përplasur ditën e sotme në ambientet e prokurorisë.
Drejtuesja e këtij institucioni, Donika Prela u ka mbyllur derën, ndërsa 10 prokurorët kanë kërkuar të futen në zyrë.
Por pas debateve të mëdha, është kërkuar ndihma e policisë për ti nxjerrë jashtë prokurorët.
Situata në Prokurori duket se ka dalë jashtë kontrollit.
Diskutime rreth kësaj post