Pas disa rastesh kur kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani u përplas me Besard Kadian, zv. ministrin e Ekonomisë, ai vendosi të lërë studion e “Now me Erla Mëhillin”.
Shabani u shpreh se nuk kishte mundur të thoshte asnjë fjali deri në fund gjatë debatit për portin e Durrësit.
Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.
“Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë,” – u shpreh Shabani.
“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” – tha duke qeshur Kadia.
Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv. ministrit t’i jepte llogari për aferën e portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.
Diskutime rreth kësaj post